Fjalë Kyçe

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Deri në orën 17:00 kanë votuar 68% e popullsisë

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Deri në orën 17:00 kanë votuar 68% e popullsisë

Deri në orën 17:00 në Malin e Zi ka marrë pjesë 68.4% e popullsisë në votime.

Përqindja e lartë e votuesve në rang vendi është një sinjal negativ për forcat politike shqiptare pasi rritet koeficienti për të marrë deputet në parlamentin e ardhshëm.

Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 70,9 %, në veri të Malit të Zi 63,9 % kurse në jug 69,6 % e votuesve, shkruan Ulqini Online.

Deri më tani në Tuz kanë votuar rreth 42% e qytetarëve.

Të gjitha vendvotimet në Mal të Zi do mbyllen në ora 20:00.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta që nga hyrja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, kurse të pestat që nga rivendosja e pavarësisë. Në këto zgjedhje parlamentare marrin pjesë 11 lista zgjedhore, prej të cilave gjashtë koalicione dhe pesë parti politike.

Pjesë e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione, ndërsa partia e Gjukanoviç kërkon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 2.098 vëzhgues, prej të cilëve 265 të huaj.