Fjalë Kyçe

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, edhe Bloomberg në garë

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, edhe Bloomberg në garë

Biznesmeni miliarder, Majkëll Blumberg po konsideron hyrjen në garën për nominimin presidencial të partisë demokratike. Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, është i shqetësuar se fusha aktuale e kandidatëve, nuk është e fortë mjaftueshëm sa për të mundur Donald Trump në zgjedhjet e 2020, thonë këshilltarët e tij.

77 vjeçari pritet të plotësojë dokumentet këtë javë, për zgjedhjet paraprake presidenciale demokrate, në Alabama. Në total, 17 kandidatë demokratë janë përballë presidentit Trump.

Ish zëvendëspresidenti Joe Biden, senatorja e Masacusets Elizabeth Warren dhe senatori i Vermontit Bernie Sanders janë pretendentë kryesorë. Disa sondazhe të opinionit publik, kohët e fundit, kanë sugjeruar se Uarren dhe Sanders, mund të humbasin përballë republikanit Trump, nëse kushdo prej tyre merr nominimin e partisë.

Deri më tani, vetëm tre republikanë kanë thënë se do të sfidojnë Trump në zgjedhjet paraprake në parti. Por konsiderohet thuajse e pamundur që dikush të marrë mantelin republikan nga presidenti.