KEDS ka njoftuar se është zgjidhur problemi me energji elektrike në Mitrovicë pas djegies së trafos në Trepçë.
“Tashmë e tërë Mitrovica ka energji elektrike. Kjo, pasi është kycur edhe linja e tretë e furnizimit për këtë qytet”, thuhet në njoftim, raporton lajmi.net.
Aktivizimi është arritur falë rifuknsionalizimit të linjës që derivon nga një trafo e vjetër e Trepcës e cila ishte jashtë funksionit.
Ekipet e KEDS-it kanë kycur lidhjen 35 kV, ekipet e KOSTT-it linjën 110 kV dhe Trepca ka ofruar trafon.
Ky është opcioni i tretë brenda tri ditësh, pasi para tri ditësh si rezultat i një pune të jashtëzakonshme në Mitrovicë ishin krijuar dy linja furnizuese për këtë qytet dhe fshatrat përreth, duker përfshirë edhe Trepcën.
Kjo ishtte arritur falë 90 punëtorëve të KEDS-it dhe 30 punëtorëve të kontraktuar nga kompania, të cilët kanë arritur në afat rekord të krijojnë lidhjen e Mitrovicës si nga ana e Vushrrisë, ashtu edhe nga nënstacioni i Vallaqit në veri të vendit.
Ekipet e KEDS kanë arritur që të instalojnë brenda ditës rreth 2000 metra përcues 95 mm dhe 400 metra kabllo nëntokësore. Të njëjtën ditë janë vendosur 12 koka kabllovike dhe material tjetër përcjellës, të cilat kanë bërë që të funksionalizoheshin njëherësh dy linja të reja 35 kilovoltëshe, të mjaftueshme për furnizim të Mitrovicës me rrethinë.
Por, pasi KEDS kreu të gjitha punët, riaktivizimi i linjës së Vallaqit ishte i pamundur për shkak të procedurave teknike që nuk janë përgjegjësi e kompanisë. Kjo kishte bërë që furnizimi të bëhej vetëm nga nënstacioni i Vushtrrisë që siguronte energji për rreth 85 për qind të qytetarëve, pasi transformatori i KOSTT-it nuk kishte kapacitete më tepër.
Por, falë riaktivizimit të linjës së tretë, ky problem është tejkaluar.
Lajmi.net më herët gjatë ditës ka raportuar në lidhje me problemin e energjisë elektrike në Mitrovicë.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, thënë se trafoja aktuale i mbulon të gjitha nevojat e qytetarëve të këtij qyteti për energji elektrike.
Ai ka shtuar se ekipet gjatë gjithë ditës kanë qenë në terren.