Skenë nga filmi “Zgjoi”
Interesimi për të parë filmin “Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit, vazhdon të jetë i lartë. Më pak se një javë ka mbetur deri te publikimi i pesëshes së nominuar nga “Academy Awards” për filmin më të mirë ndërkombëtar. Kandidati i Kosovës ka mundësi të jetë në mesin e tyre. Kritikat pozitive për filmin dhe predikimet që theksojnë se filmi i Bashollit do të jetë në mesin e të nominuarve veçse po ndez një valë të re të interesimit për filmin. Si kundërpërgjigje nga ekipi ka ardhur lajmi se “Zgjoi” tani është i qasshëm në platformat online. Producenti Yll Uka ka thënë se ai mund të blihet ose të merret me qira në platformat e njohura online si: “Vudu”, “Amazon Video”, “Kino Now”, “iTunes”.