Fjalë Kyçe

“Zgjoi” renditet i 11-i në listën e filmave më të mirë në botë për 2021

“Zgjoi” renditet i 11-i në listën e filmave më të mirë në botë për 2021

Uebfaqja e njohur “Rotten Tomatoes”, e cila i rendit filmat më të mirë sipas vlerësimeve të kritikëve, ka krijuar një listë me filmat e rinj për projektet më të mira kinematografike të vitit 2021.

Në mesin e atyre që janë bërë pjesë e kësaj liste, janë filmat me buxhet të lartë, si “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”, “Free Guy” dhe “Black Widow”, dokumentari “Lily Topples the World”, filmi “The Green Knight”, horrori “The Night House” dhe të tjerë.

Ndër ta është renditur edhe filmi nga Kosova me regji të Blerta Bashollit. “Zgjoi” gjendet i 11-i në këtë listë me vlerësimin 100 për qind.

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes, përcjell abcnews.al

Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. E pikërisht kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj.

Nga vlerësimi i publikut, propozimi i Kosovës për “Oscar”, i ka fituar 82 për qind të pikëve.