Fjalë Kyçe

“Zgjoi” shfaqet edhe në New York, në premierë ishte edhe Eliot Engel

“Zgjoi” shfaqet edhe në New York, në premierë ishte edhe Eliot Engel

Aktorja  Yllka Gashi ka bërë të ditur se mbrëmë filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka filluar të shfaqet edhe në kinematë e New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se për të parë filmin në premierën e tij të parë ishte edhe kongresmeni amerikan, Eliot Engel.

“Mbrëmë “Zgjoi” filloi rrugëtimin e tij në New York!  Faleminderit shumë të gjithë atyre që na nderuan me ardhjen e tyre. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kongresmeni Eliot Engel, mik i madh i shqiptarëve i cili na nderoi e komplimentoi për punën tonë!”.

“‘Zgjoi’ do të shfaqet në New York në Film Forum deri me 18 Nëntor. Për më shumë informata për shtete tjera në Amerikë, vizitoni faqen www.zeitgeistfilms.com”,ka thënë Gashi.