Ambasadori slloven në Nju Jork, Samuel Zhbogar, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e KS të OKB-së mbi raportin e UNMIK-ut për Kosovën, ka kërkuar nga Serbia që të ndihmojë në hetimin e sulmit terrorist në Banjska.
Zhbogar kërkoi gjithashtu një aderim më të fortë të Kosovës dhe Serbisë ndaj marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, duke dënuar retorikën ndezëse dhe lëvizjet e pakujdesshme.
“Rruga drejt paqes dhe bashkëjetesës nuk mund të bazohet në teorinë e lojës pa fitore apo fitoreve afatshkurtra. Progresi i tillë kërkon përkushtim dhe kompromis”, tha diplomati slloven.