Rasti i vajzës së zhdukur amerikane, Gabby Petito, vetëm sa po vjen e po komplikohet.
Tash, i fejuari i saj, Brian Laundrie, thuhet se është zhdukur po ashtu
Sidoqoftë, avokati i familjes së Laundrie-t ka thënë që ky i fundit vetëm po fshihet për t’i ikur vëmendjes së madhe që po rëndon mbi të, dhe se nuk është zhdukur.
Laundrie tashmë është bërë person interesi nga autoritetet pasi që ai kishte qenë bashkë me Petito-n gjatë udhëtimeve të tyre rekreative në shtetin amerikan, Utah.
Mirëpo, Laundrie ishte kthyer në shtëpinë e tij me furgonin e Petito-s por pa të fejuarën e vet.
Ndërkaq, ende nuk dihet gjë për fatin e vajzës e cila ka çuar në këmbë opinionin publik në SHBA.