Fjalë Kyçe

Zhdukja e 27-vjeçarit në Has, skuadrat e Kërkim-Shpëtimit mbyllin operacionin, s’ka gjurmë të tij

Zhdukja e 27-vjeçarit në Has, skuadrat e Kërkim-Shpëtimit mbyllin operacionin, s’ka gjurmë të tij

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar e kanë mbyllur operacionin e kërkim-shpëtimit për 27-vjeçarin e zhdukur në Has, deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme.

Në njoftimin e publikuar thuhet se akoma nuk kanë hasur në gjurmët e personit të zhdukur.

“Me datën 07.04.2025 ShKShMK ka pranuar thirrje për ndihmë nga autoritet Shqiptare për kërkimin e banorit të humbur A.LL, 27 vjeçar nga fshati Kishaj-Has. Skuadrat e ShKShMK së bashku me policinë e shtetit, banorët e zonës kanë realizuar kërkimin e zonës së dyshuar me datat 07-08.04.2025, duke mos hasur në gjurmët e personit të lartcekur. Ky operacion mbyllet deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme”, thuhet në njoftim.