Euro shvlersohet ndjeshëm ndaj lekut shqiptar. Aktualisht në tregun e këmbimit valutor në vend një euro po shkëmbehet me 120.7 lekë i cili rezulton niveli më i ulët i regjistruar që prej gushtit të 2019.
Në këtë periudhë para krizës euro u ul duke kapur nivelin e 120.8 lekëve e ndikuar edhe nga prurjet e turistëve pasi rezulton që ka qenë piku si sezonit turistik në vend. Këto rezultojnë se janë vlerat më të ulëta historike që po prek monedha evropiane ndaj lekut shqiptar.
Nëse e krahasojmë vlerën e euros ndaj lekut në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë euro ka humbur 2.85 pikë. Arsyet kryesore të shvlerësimit të monedhës evropiane ndaj lekut lidhen me qarkullimin e shumtë të kësaj monedhe në ekonominë shqiptare.
Kjo pasi remitancat kanë njohur një bum gjatë 9 muajve duke kapur shifrën e 541 milionë eurove. Po ashtu ndikim në forcimin e lekut ndaj euros ka ndikuar edhe marrja e një eurobondi prej 650 mln eurosh.
Një tendencë e tillë e shvlerësimit të euros pritet të vijoj deri në fund të muajit janar. Shvlerësimi i euros është pozitiv për të gjithë ata qytetarë që kanë marrë kredi në euro pasi do të paguajnë më pak për këstin e kredisë.
Përfitues nga kjo situatë është edhe qeveria, pasi paguan më pak interesa për borxhin e huaj për shkak të zhvlerësimit të valutës në vend. Por rënia e euros dëmton, eksportuesit të cilët i shesin mallrat me monedhën evropiane.