Fjalë Kyçe

Zidane befason me listën e të ftuarve për ndeshjen e radhes

Zidane befason me listën e të ftuarve për ndeshjen e radhes

Zinedine Zidane ka surprizuar me listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e nesërme ndaj Huescas në Santiago Bernabeu.

Tekniku ka vendosur t’u japë pushim disa lojtarëve që kanë luajtur me kombëtaret kështu që Varane, Kroos, Modric dhe Asensio nuk janë në listën e lojtarëve të ftuar.

Notë pozitive është rikthimi i Marcos Llorentes dhe Lucas Vazquez, që arrijnë të rikuperohen nga dëmtimet. Lista e lojtarëve të ftuar është si vijon:

Portjer: Navas, Luca dhe Altube.

Mbrojtës: Vallejo, Ramos, Nacho, Marcelo, Odriozola dhe Reguilón.

Mesfushor: Casemiro, Valverde, Llorente, Brahim, Isco dhe Ceballos.

Sulmues: Mariano, Benzema, Bale dhe Lucas Vázquez. /GazetaAlo