Fjalë Kyçe

Zjarr në magazinën me bitum në Zvicër, flakët përfshijnë dhe objekte të tjera

Zjarr në magazinën me bitum në Zvicër, flakët përfshijnë dhe objekte të tjera

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një ndërtesë industriale në Sprittenbach afër Zyrihut.

Shtatë persona pësuan asfiksim, katër prej të cilëve u shtruan në spital.

Sipas policisë së kantonit Aargau, zjarri ka rënë në një objekt magazinimi në të cilin ruhet edhe bitum, prandaj tymi është shumë i zi. Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës dhe në një distancë prej disa kilometrash është parë një re e madhe tymi.

Bitumi është i nevojshëm për prodhimin e asfaltit. Sipas zëdhënësit të policisë Adrian Bieri, zjarri u përhap shpejt në ndërtesa të tjera. Megjithatë, nuk ka ndërtesa banimi në afërsi.

Pjesa e pasme e magazinës u shemb rreth dy orë pas shpërthimit të zjarrit. Ndërtesa të tjera u dogjën dhe u shembën, raporton Tagesanzeiger.