Fjalë Kyçe

Zjarr në një shtëpi në Gjermani/ Humbin jetën binjakët 4-vjeçarë

Zjarr në një shtëpi në Gjermani/ Humbin jetën binjakët 4-vjeçarë

Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer zjarr në një ndërtesë në Neuenstadt të Gjermanisë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, dyshohet se bëhet fjalë për binjakë të moshës 4-vjeçare, raporton Bild.

Zjarrfikësit, të cilët u alarmuan nga banorët, arritën që të nxjerrin nga objekti në çastet e fundit gjashtë persona, përfshirë një çift me një fëmijë të moshës 8-vjeçare.

Por nuk arritën të shpëtonin edhe binjakët e moshës 4-vjeçare.

Prindërit dhe vajza 8-vjeçare morën lëndime të rënda nga zjarri, prandaj u dërguan për trajtim mjekësor në spital.

Shërbimet e urgjencës raportuan se dy persona janë gjetur në papafingo, ende pritet të bëhet identifikimi i tyre, përcjell sinjali.

Është e paqartë se si erdhi deri te zjarri. Policia e Heilbronnit ka nisur hetimet.

Gjithsej 200 zjarrfikës, policë dhe forca të urgjencës dolën në vendin e ngjarjes. Objektet e banimit tash janë të pabanueshme. Banorët e shpëtuar janë strehuar nga qyteti i Neuenstadtit.