KFOR-i ka thënë se me anë të kamionëve dhe helikopterëve janë duke mbështetur Zjarrëfikësit dhe Policinë e Kosovës, për të fikur zjarrin që ka kapluar malet mbi Manastirin e Deçanit.
“Zjarri nuk ka prekur asnjë zonë banimi dhe KFOR mbetet vigjilent për të ofruar ndihmë nëse është e nevojshme”.
“ KFOR-i është çdo herë i gatshëm të mbrojë të gjithë njerëzit në Kosovë”, shkruan KFOR-i në Facebook.