Fjalë Kyçe

Zoom parashikon rritje të shitjeve deri në 40 për qind

Zoom parashikon rritje të shitjeve deri në 40 për qind

Shefi i Zoom, Eric Yuan, biznesi i të cilit ka shpërthyer gjatë pandemisë COVID-19, tha se puna nga shtëpia është këtu për të mbetur.

Kompania e video-konferencave tha se pret që shitjet e saj të rriten më shumë se 40 për qind këtë vit, duke arritur më shumë se 3.7 miliardë dollarë.

Parashikimi bëri që aksionet në kompani të rriten mbi 6 për qind, në tregtinë në New York.

Zoom tha se nuk pret që rritja të vazhdojë me ritmin e vitit të kaluar, por, deri më tani, “biznesi mbetet i fortë”.

Shitjet e firmës në tre muajt e fundit të vitit 2020 janë rritur për 370% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, duke arritur në 882.5 milionë dollarë.

“Tremujori i katërt ka shënuar një përfundim të fuqishëm të një viti të pashembullt për Zoom. Derisa bota del nga pandemia, puna jonë vetëm sa ka filluar”, tha Yuan.

Pandemia ka bërë që shumë biznese në botë ta bartin punën nga zyra në shtëpi dhe Zoom është bërë një nga platformat e domosdoshme praktikisht brenda natës.