Fjalë Kyçe

Zv.kancelari gjerman ndez alarmin: Europa në prag të luftës, Rusia është përgjegjëse

Zv.kancelari gjerman ndez alarmin: Europa në prag të luftës, Rusia është përgjegjëse

Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Rober Habeck ka thënë se Europa mund të jetë në prag të luftës.

Në një intervistë për RTL/NTV, Habeck, pa dhënë detaje, tha se forcat e mëdha janë të armatosura përballë njëra-tjetrës.

“Ne mund të jemi në prag të luftës në Europë”, tha ai. “Është absolutisht shtypëse dhe kërcënuese”.

Ai e ka vlerësuar situatën si kritike pas rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton lajmi.net

“Shqetësimet tona janë rritur, ne e vlerësojmë situatën si shumë kritike, shumë të rrezikshme”, thanë nga qeveria gjermane.

Gjermania “e mban” përgjegjëse Rusinë për mundësinë e luftës në Ukrainë tha presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.