Zyrtarët e lartë amerikanë takojnë Ahmetin e Hoxhajn, kërkojnë që në takim të mos jetë edhe Limaj
Zyrtarët e lartë amerikanë, drejtori kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, dhe drejtori për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley, kanë nisur një takim me bashkëkryesuesin e ekipit shtetëror për Dialogun me Serbinë, Shpend Ahmetin dhe me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj.
Në takim, ndërkaq, po mungon edhe bashkëkryesuesi tjetër i Ekipit, Fatmir Limaj, dhe, sipas burimeve të KohaVisionit, ka qenë kërkesë e zyrtarëve amerikanë që ai të mos jetë i pranishëm në këtë takim.
Më herët gjatë ditës, zyrtarët amerikanë dhe ekipi shtetëror kanë zhvilluar takim edhe në Zyrën e presidentit, Hashim Thaci.