Fjalë Kyçe

Zyrtarja ukrainase: Rusët kanë marrë peng 700 ushtarë dhe qindra gra

Zyrtarja ukrainase: Rusët kanë marrë peng 700 ushtarë dhe qindra gra

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës deklaroi se ushtria ruse ka marrë peng 700 trupa ukrainas dhe 1000 civilë.

Ajo kërkon lirimin e tyre pa kusht.

Iryna Vereshchuk tha “ne po mbajmë aktualisht 700 të burgosur ushtarë rusë, edhe ata kanë afërsisht të njëjtën shifër.”

Politikania ukrainas tha gjithashtu se trupat e Kremlinit kishin marrë më shumë se 1000 civilë dhe se gjysma e cilëve ishin gra. “Fatkeqësisht, ka shumë civilë tanë që janë marrë peng. Ata kapën më shumë se 1000 njerëz dhe, për fat të keq, rreth 500 prej tyre janë gra,” shtoi ajo.

“Dhe ne, padyshim, do të përsërisim përsëri dhe përsëri se nuk do të shkëmbejmë ushtarë me civilë, kjo është e ndaluar nga Konventat e Gjenevës.

“Ne nuk do të shkelim të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe për këtë arsye kërkojmë lirimin e civilëve pa asnjë kusht dhe transferimin në palën ukrainase.”