Fjalë Kyçe

“Ushtria ka ekzistuar” sipas Presidentit

“Ushtria ka ekzistuar” sipas Presidentit

Tashmë kanë mbetur më pak se 24 orë që Kuvendi i Kosovës të votojë projektligjet për formimin e Ushtrisë.

Në këtë rast presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,  gjatë një vizite në kazermën “Adem Jashari”  ka thënë se Forca e Sigurisë de facto ka qenë gjithmonë Ushtria e Kosovës, shkruan GazetaAlo.

“Rrugëtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës simbolizon ecjen dhe zhvillimin e shtetit tonë. Një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në vendin tonë”  ka shkruar  Thaçi në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në prag të transformimit në ushtri të rregullt, i vizitova ushtarët në kazermën “Adem Jashari”.

Rrugëtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës simbolizon ecjen dhe zhvillimin e shtetit tonë. Një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në vendin tonë.

Për qytetarët dhe institucionet, Forca e Sigurisë de fakto ka qenë gjithmonë Ushtria e Kosovës.

Por, nga ky muaj, me mandatin e ri, vajzat dhe djemtë tanë, me dinjitet e krenari edhe do ta mbrojnë Republikën e Kosovës, duke kontribuar gjithnjë në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Sot, nesër dhe përgjithmonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ushtarët tanë, i tërë populli ynë do t’i shikojë me respekt, me nderim dhe krenari. HTH/GazetaAlo/

Image may contain: 11 people, outdoor

Image may contain: one or more people, people on stage, people standing and outdoor

Image may contain: 5 people, outdoor