Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për nesër

Ky është parashikimi i motit për nesër

Nesër do të mbajë mot kryesisht me diell, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Pasdite në pjesën jugperëndimore dhe veriperëndimore do të ketë vranësira të lehta të cilat i takojnë stadit të lartë dhe të mesëm të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë,

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s.