Dy gra që u infektuan me viursin gonorre dyshohet se e morën virusin pasi kryen marrëdhënie të pamborjtura intime gjatë pushimeve në ishullin Ibiza, raporton Daily Mail, përcjell Gazeta Alo.
Britanikja e parë mori sëmundjen virulente sepse ajo kishte marrëdhënie intime të pambrojtur me një burrë që sapo ishte kthyer nga një ndejë në ishull.
Gruaja e dytë e mori virusin pasi kishte pasur marrëdhënie më shumë se një marrëdhënie me burra nga Britania derisa po pushonte ne Spanjë.
Zyrtarët e shëndetësisë thonë se të dy rastet – të cilat janë shëruar që nga ajo kohë – janë të lidhura përmes një rrjeti dhe paralajmërojnë se virusi ka potencial për t’u përhapur në Evropë.
Gonorreja, është një infeksion bakterial i cili mund të trajtohet lehtësisht me antibiotikë.
Por mjektë tërheqin vërejtjen se ky virus është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për ta luftuar, pasi bakteret po zhvillohen dhe po bëhen gjithnjë e më rezistente për t’u mbijetuar medikamenteve. /Gazeta Alo/