Fjalë Kyçe

U ndanë miliona euro, ballafaqimi me mungesë të barnave vazhdon

U ndanë miliona euro, ballafaqimi me mungesë të barnave vazhdon

Që nga fillimi i këtij viti spitalet regjionale dhe QKUK-ja janë duke u ballafaquar me mungesë të disa barnave nga lista esenciale, si dhe me mungesë të disa aparaturave. Drejtorë të klinikave në QKUK shpresojnë që me buxhetin prej 234 milionë eurove, i cili është ndarë për shëndetësi, muajve në vijim të furnizohen me mjetet e nevojshme për trajtimin e pacientëve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Edhe pse buxheti i ndarë për Ministrinë e Shëndetësisë për këtë vit është më i lartë për 31 milionë euro se ai i vitit të kaluar disa klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe në spitalet regjionale ende po ballafaqohen me mungesë të disa barnave nga lista esenciale dhe aparaturave.

Drejtorët e klinikave po presin që muajve në vijim furnizimi me mjetet e nevojshme të rritet. Drejtori i Klinikës së Ortoprotetikës në QKUK, Lulzim Geci, ka thënë se që nga muaji shtator i vitit 2018 kjo klinikë nuk është furnizuar me material.

Ai ka thënë se në mungesë të materialit nuk po mund të kryejnë punën e tyre