Stili modern i jetës ka bërë që shumë nga ne tashmë të mos bëjnë më aktivitet fizik.
Të jenë persona që dëshirojnë më shumë të qëndrojnë ulur duke harruar se qeniet njerëzore duhet të ecin sa më shumë. Pjesë më të madhe të kohës gjatë ditës sipas studimeve njeriu e harxhon duke qëndruar ulur. Viteve të fundit, shkencëtarët kanë filluar t’i hulumtojnë më thellë efektet fizike dhe psikologjike të qëndrimit të tepërt ulur, shkruan Living.
Zbulimet e tyre janë alarmante!
Më poshtë do të lexoni disa fakte në lidhje me këtë:
Muskujt fillojnë ta humbasin tonifikimin
Qëndrimi i tepërt ulur ndikon që t’i shfrytëzoni më pak muskujt dhe kjo ndikon që ta humbni forcën muskulore.
-Nyjet bëhen më pak fleksibile
A jeni ndjerë ndonjëherë të lodhur apo keni pasur dhimbje kur jeni ngritur nga karrigeja? Nëse po, atëherë kjo për shkak se keni qëndruar ulur për një kohë të gjatë. Nyjeve u nevojitet lëvizje e rregullt për ta mirëmbajtur funksionin e tyre.
-Edhe performanca konjitive e pëson
Trurit i nevojitet një furnizim i vazhdueshëm me gjak të oksigjenuar për të funksionuar mirë. Kur qëndroni për disa orë ulur pa lëvizur fare, qarkullimi i gjakut ngadalësohet, ndërkaq kjo manifestohet me përqendrim dhe kreativitet më të ulët.
-Shpina fillon t’ju dhembë
Gjatë aktivitetit fizik, muskujt në shpinë kontraktohen dhe relaksohen. Kjo është e rëndësishme sepse përmirësohet qarkullimi i gjakut në disqet e shpinës. Qëndrimi ulur ndikon që disqet e shpinës të bëhen kompakte dhe kjo shkakton dhmbje.
-Rritet rreziku i diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare
Shtimi i peshës është de fakto rreziku për diabet. Kur qëndroni ulur pa lëvizur, ju digjni më pak kalori e kjo shndërrohet në shtim të peshës. Veç kësaj, shkencëtarët kanë zbuluar se ata të cilët qëndrojnë ulur gjithë ditën janë më të prirë të diagnostikohen me sëmundje të zemrës sesa ata që vazhdimisht lëvizni.