Duke i lejuar fëmijët parashkollorë të luajnë në iPad dhe të shikojnë shumë televizor, kjo ndikon në zhvillimin e tyre deri në moshën pesëvjeçare, kanë gjetur hulumtuesit.
Shkencëtarët vlerësuan komunikimin, shkathtësitë, aftësinë për zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë personale të 2,400 fëmijëve në moshën dy, tre dhe pesë vjeçare.
Ata gjetën se fëmijët që ishin të ekspozuar para ekranit në moshën dy vjeçare shfaqën një zhvillim më të dobët në moshën tre vjeçare.
Kurse ata fëmijë që kaluanoi shumicën e kohës para një ekrani në moshën trevjeçare, patën një zhvillim më të dobët në moshën pesëvjeçare.
Studiuesit nga Universiteti i Calgary në Kanada, thane se “Mediat digjitale dhe ekranet tani janë kudo në jetën e fëmijëve”. /Gazeta Alo/