Shkencëtarët kanë zhvilluar një implant për tru, për të cilin ata shpresojnë se mund të ndalojë dëshirën për të ngrënë shumë.
Ata duan ta provojnë atë tek njerëzit mbipeshë që përpiqen ta frenojnë veten nga të ushqyerit e tepruar.
Ekipi në Universitetin Stanford ka demonstruar se minjtë mbipeshë kishin ngrënë 60 përqind më pak ushqim yndyror, pasi iu implantua sistemi i përgjegjshëm i neurostimulimit (RNS) – i cili u krijua për herë të parë për trajtimin e epilepsisë.
Pajisja shënjestron bërthamën e rajonit akumulues të trurit, i cili kontrollon kërkesat e mbijetesës për ushqim dhe seks.
Autori kryesor Casey Halpern, është i bindur se kjo teknikë ka potencial të madh për të kontrolluar instinktet më të këqija të njerëzve – qoftë rreziku për veten tonë (ngrënie të tepërt) apo për të tjerët (sulmet seksuale).