Pse aknet prekin gratë edhe gjatë moshës së pjekurisë. Studimet e mëhershme e shpjegojnë këtë problem që përjetojnë gratë në lëkurën e tyre,
Hulumtuesit nga Italia të cilat kanë shikuar më shumë se 500 gra zbuluan disa faktorë që lidhen me rrezikun e akneve pas moshës 25 vejçare ose edhe më herët tek disa gra- duke përfshirë konsum të ulët të frutave dhe perimeve, nivel të lartë të stresit dhe po ashtu ata gjetën se aknet mund të shfaqen nëse edhe anëtarët e tjerë të familjes kanë pasur ose edhe kanë këtë problem.
“Njerëzit që hanë më shumë ushqime me yndyrë, konkretisht ushqime të shpejta, kanë tendencë më të madhe të zhvillojnë akne edhe në pjekuri” – deklaruan profesorët e këtij hulumtimi, raporton “WBHMD”, transmeton lajmi.net.
E sidomos ushqimet të cilat rrisin sheqerin në gjak si: buka e bardhë, patatet, orizi dhe produkte të tjera që përmbajnë sheqer. Stresi kronik, po ashtu është një faktor tejet i madh që bënë fytyrën tuaj të prodhoj akne. Në adoleshencë, po thuajse 80% i të rinjve kanë probleme me akne, lajmi mirë është që fytyra e tyre fillon të pastrohet nga mosha 20 vjeçare.
Prapë, diku rreth 20 deri 40% këta adoleshentë mund të përjetojnë përsëri akne gjatë pjekurisë, raportuan hulumtuesit dhe gratë kanë tendencë të preken nga këto akne më shumë se meshkujt. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale apo edhe mos balancimi i hormoneve.
Por prapë, nuk është shumë e qartë se pse disa gra duhet të përballen me akne, ndërsa të tjerat jo.