Fjalë Kyçe

Ushqimet që duhet t’ua ndaloni menjëherë fëmijëve

Ushqimet që duhet t’ua ndaloni menjëherë fëmijëve

Çdo vit, rreth 100 bebe sëmuren në SHBA me botulizëm, sëmundje e cila shkaktohet nga bakteret që gjendet në mjaltë. Kjo mund të ndikojë shumë në sistemin e imunitetit të fëmijëve që nuk janë ende mjaftueshëm të fortë, transmeton Gazeta Metro.

Ka edhe shumë ushqime tjera të cilat i konsumojmë çdo ditë e që mendojmë se janë krejtësisht të padëmshme për fëmijët, por faktikisht studimet tregojnë se mund të jenë shumë të rrezikshme për ta. Kjo është lista me ushqimet të cilat ekspertët rekomandojnë të mos ua jepni fëmijëve:

Lëngu i portokallit

Mjekët amerikanë thonë se fëmijët nën moshën 1-vjeçare asnjëherë nuk duhet të konsumojnë lëng portokalli.

Edhe pijet freskuese dhe ato sportive duhet të shmangen sepse ndikojnë në sistemin nervor të fëmijëve, në lëkurën dhe memorien e tyre.

Kokoshkat

Ky është një ushqim shumë i preferuar për fëmijët. Sidoqoftë, pak njerëz e dinë se qeset që përdoren në kokoshka mund të çlirojnë kimikate të rrezikshme.

Mjalti

Mjalti mund të jetë shumë i dëmshëm për fëmijët nën moshën 1-vjeçare – pavarësisht a është krejtësisht natyrale apo jo. Një baktere toksike që gjendet në mjaltë mund të shkaktojë sëmundje dhe të shpie në probleme të frymëmarrjes dhe ligështim të muskujve.

Mishi i përpunuar

Çdo mish i përpunuar duhet t’iu ndalohet fëmijëve sepse ky lloj mishi ndikon në rritjen e rrezikut të kancerit.