Ja disa këshilla themelore, të cilat mund t’i përfshini në rutinën tuaj për t’u ndjerë me më shumë energji, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Hani mëngjes të mirë – një mëngjes i pasur me proteina dhe me yndyra është pikërisht ajo që trupi juaj ka nevojë për të qenë energjik gjatë gjithë ditës. Kujdesuni të mos dilni nga shtëpia pa ngrënë vaktin më të nevojshëm për mirëfunksionimin e trupit dhe të mendjes.
Konsumoni ushqime ose pije jeshile – zarzavatet janë ushqime të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidues. Konsumoni lakër jeshile, spinaq e selino. Për të pasur një shije më të mirë mund të konsumoni dhe limon ose xhenxhefil.
Dëgjoni muzikë – muzika është njëra nga mënyrat më të mira për t’u ndjerë më mirë.
Dëgjoni këngën tuaj të preferuar dhe pse jo lëvizni sipas ritmit. Kur dëgjojmë muzikë qendrat e kënaqësisë në tru aktivizohen. Qetësohuni – praktikoni jogat dhe meditimin për t’u qetësuar nga streset e vazhdueshme dhe për të mbushur veten me energji pozitive.