Fjalë Kyçe

Pak nga ky ushqim në ditë dhe truri juaj do të funksionojë 60% më shumë

Pak nga ky ushqim në ditë dhe truri juaj do të funksionojë 60% më shumë

Hulumtuesit nga Universiteti i Australisë Jugore kanë zbuluar se arrat mund të ndihmojnë rritjen e funksionit të trurit në moshë të shtyer.

Megjithëse keqësimi i pjesës njohëse është diçka për të cilën shumë njerëz shqetësohen, duket se arrat mund të ndihmojnë të ngadalësojnë këtë proces, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit nga Universiteti i Australisë së Jugut kanë zbuluar se konsumimi i arrave mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të trurit në moshë të shtyer.

Në studim, hulumtuesit shikuan efektin e konsumimit të arrave në 4.822 pjesëmarrësit e moshës mbi 55 vjeç.

Rezultatet zbuluan se të rriturit, të cilët hanin më shumë se 10 gramë arra në ditë, kishin funksion më të mirë të trurit, përfshirë këtu funksionet si racionaliteti, të menduarit dhe kujtesa.

Ndërsa arsyeja për këtë rritje të funksionit të trurit mbetet e paqartë, studiuesit sugjerojnë se kjo mund të lidhet me efektet anti-inflamatore dhe antioksiduese që posedojnë arrat.

“Ndonëse nuk ka kurë për keqësimin e pjesës njohëse si rezultat i moshës dhe sëmundjen neurodegjeneruese, ndryshimet në atë që njerëzit hanë po japin përmirësime në këtë fushë”, deklaroi Dr Ming Li, udhëheqës i studimit.