Shkencëtarët thonë se kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të ndihmesës për djemtë me kancer që të qëndrojnë pjellorë.
Kjo falë një majmuni fëmijë të quajtur Grady.
Tretmanet për luftimin e kancerit mund të dëmtojnë testikujt e pazhvilluara të një fëmije dhe lenë një të tretën e të mbijetuarve jopjellorë në moshën e rritur.
Grady është primati i parë i lindur duke përdorur mostra të ngrira të testikujve të marra përpara se babai i saj të fillonte pubertetin.
Ekspertët thanë se kjo teknikë, e detajuar në revistën Science, mund të përdoret së shpejti në klinikë.
Kimioterapia dhe radioterapia mund të shkatërrojnë aftësinë e dikujt për të pasur fëmijë.