Një nënë e re që ndihmoi pacientët me kancer me një tretman serumi për lëkurë ka humbur betejën e saj me këtë sëmundje. Kate McIver, 30 vjeçare, e ka lënë burrin Chris me “zemër vërtet të thyer”.
Chris sot ka postuar në faqen në Facebook të Kate McIver Skin: “Vërtet jam zemërthyer, por më duhet t’ju them se gruaja ime e bukur, Kate, fatkeqësisht humbi betejën me kancerin duke e marrë kaq mizorisht nga unë, nga vajza, nga familja dhe miqtë e saj.
“Në stilin e vërtetë, Kate ishte një luftëtare absolute deri në frymën e saj të fundit dhe tregoi trimëri që kurrë nuk mendova se ishte e mundur”.
Kate gjithashtu lë pas vajzën trevjeçare Lucia. Chris zemrëthyer shtoi: “Lucia do të jetë pa mamin e saj me trup, por kurrë me shpirt.
“Kate e adhuronte Lucian më shumë sesa fjalët mund ta përshkruajnë, çdo gjë që ajo ka kryer dhe punuar ka qenë për të – këtë Lucia gjithmonë do të dijë”.
Kate, nga Huyton, Merseyside, u diagnostikua me kancerin e gjirit të fazës së tretë në nëntor 2016. Ajo ka kaluar nëntë muaj trajtim rraskapitës, i cili la lëkurën e saj të errët dhe të thatë – një efekt anësor i përbashkët i kimioterapisë.
Por Kate vendosi të luftojë dhe të përdorte njohuritë e saj për kujdesin e lëkurës nga puna e saj në estetikë të lëkurës, krijoi një serum të quajtur Arma Sekrete duke përdorur përbërës që në mënyrë specifike e targetojnë problemin dhe nxisin rinovimin e qelizave të lëkurës.
Brenda pak javësh, Kate u transformua dhe ajo filloi ta ndante me pacientët e tjerë të kancerit. Kate u shpall se ishte shëruar nga kanceri për 12 muaj dhe gjatë asaj kohe u kthye për të punuar në Liverpul, duke bërë trajtime të lëkurës për klientët që përdorin serumin e saj.
Biznesi vazhdoi të forcohej nga dita në ditë, me njerëz të famshëm si Danielle Lloyd që diskutonin rreth efektit që produkti kishte në lëkurën e tyre. Duke folur për ECHO në dhjetor ajo tha: “Kjo po më ndihmon për të parë biznesin i cili po shkon aq mirë dhe që po ndryshon jetën e njerëzve.
“E kisha imagjinuar, vetëm për të zbuluar diçka që më ndihmon mua por tani po ndihmon edhe njerëzit e tjerë dhe kur shoh se sa mirë po u bën është një shtyje për mua për të vazhduar.
Por më vonë në fund të vitit të kaluar Kate iu tha se kanceri i saj ishte kthyer dhe i është dhënë një diagnozë terminale. “Gjëja kryesore që kërkova kur u diagnostikova për herë të parë ishte ta bëja vajzën time krenare. “Për t’i treguar asaj sa e fuqishme dhe elastike mund të jeni kur shtyheni në kufijtë tuaj. “Unë dua që ajo kur të rritet të shohë prapa dhe të jetë krenare për nënën e saj.”