Një e re e sëmurë nga kanceri terminal i ishin dhënë vetëm pak ditë jetë, por tani ajo ka filluar të kthejë 3000 eurot e dhuruara për ceremoninë e saj pas shërimit të mrekullueshëm të saj. Madje ajo kërkon falje që nuk ka vdekur.
Xsara Sandersonit iu dha lajmi shkatërrues që kishte pasur limfoma të Hodgkinit të fazës 4 në korrikun e kaluar pasi kishte vuajtur nga simptomat duke përfshirë dhimbjen e gjoksit dhe të qafës dhe humbjen e shpejtë të peshës.
Pas cikleve të shumta të kimioterapisë, Xsara, tani si 19 vjeçare, vendosi të ndërpresë trajtimin në nëntor pavarësisht se mjekët i thanë se ajo mund të kishte vetëm edhe pak kohë për të jetuar.
Duke pasur parasysh diagnozën e zymtë, një mik i familjes krijoi një faqe GoFundMe për t’i siguruar Xsaras një funeral që ajo kishte planifikuar për veten, duke siguruar mbi 3 mijë euro vetëm për dy muaj.
Megjithatë gjatë një skanimi këtë muaj mjekët u habitën kur hetuan se asnjë shenjë e tumoreve nuk vërehej në trupin e vajzëes së re dhe Xsara, specialist e telefonave u deklarua se është e shëruar nga kanceri.