Fjalë Kyçe

Këshilla e onkologut Mark Hayman: Unë kështu veproj për të shmangur kancerin!

Këshilla e onkologut Mark Hayman: Unë kështu veproj për të shmangur kancerin!

Ky onkolog i përmbahet konceptit të mjekësisë funksionale, e cila supozon ekzistimin e lidhjes midis botës së jashtme dhe sistemit endokrin, të tretjes dhe imonologjik të njeriut
Në kuadër të qasjes funksionale, ky mjek zhvillon tretman individual të shërimit i cili përfshin edhe analizat gjenetike, transmeton Telegrafi.


Mark Hayman thekson që shkaktari i sëmundjeve kronike, duke përfshirë edhe sëmundjet onkologjike është mënyra e gabueshme e jetesës. Prandaj, preventiva dhe shërimi nuk duhen të fillojnë me ilaçe, por me ndryshimin e mënyrës së jetesës.
Sistemi mbrojtës i trupit nën kushte të caktuara mund të identifikojë dhe t’i neutralizojë në mënyrë të pavarur qelizat e kancerit. Është e nevojshme vetëm të krijohen këto kushte.
Këto janë ndryshimet kyç, të cilat, sipas dr. Haymanit, do t’ju shpëtojnë nga kanceri:
1. Eliminoni sheqerin i cili është ushqim i qelizave të kancerit
Çdo vit një amerikan mesatar konsumon mesatarisht 69 kilogramë sheqer dhe 66 kilogramë miell. Në shtetet e tjera të zhvilluara situata nuk është hiç më e mirë. Si rezultat i kësaj, 1,7 miliardë njerëz në botë janë obezë. Ky është një ndër faktorët e rrezikut nga kanceri.
2. Identifikoni produktet të cilat nuk ju përshtaten
Një numër njerëzish të cilët janë të ndjeshëm ndaj glutenit po shtohet çdo vit. Proteinat e grurit për njerëzit e tillë janë alergjeni më i fuqishëm i cili shkakton inflamacionin, i cili herët a vonë do të çojë deri në sëmundje nga kanceri apo sëmundje kardiovaskulare.
Produktet e qumështit gjithashtu mund të shkaktojnë reaksione alergjike në zorrë të cilat njerëzit zakonisht nuk i vërejnë apo ia përshkruajnë stresit. Nuk është e nevojshme të shkoni te alergologu për të zbuluar çfarë nuk ju pëlqen, mjafton të dëgjoni trupin tuaj.

3. Mos e injoroni inflamacionin
Ky reagim mbrojtës mund të jetë destruktiv për qelizat tona. Proceset inflamatore zhvillohen jo vetëm te rastet e alergjisë apo infeksioneve, por edhe në rastet e rezistencës së insulinës dhe sëmundjeve autoimune.
Bazë e shumë sëmundjeve kronike, por edhe e sëmundjes së kancerit. Për të penguar proceset inflamatore patjetër përdorni thartirat yndyrore omega-3, të cilat gjenden në fara liri dhe në vaj peshku.
4. Kushtoni kujdes shëndetit të zorrëve
Mikrobiota e zorrëve, përkatësisht sistemi i mikroorganizmave, nuk ndikon vetëm në punën e sistemit të tretjes dhe sistemit të imunitetit, por është e lidhur me të gjitha organet e trupit tonë, madje edhe me trurin.
Mosbalancimi i baktereve të zorrëve mund të shkaktojë zhvillimin e tumoreve malinje në cilindo lokacion. Probiotikët, p.sh. kefiri dhe jogurti, janë të aftë të përtërinë dhe të mbajnë florën e zorrëve në balancë.
5. Ruajuni nga toksinat
Tingëllon çuditshëm, sepse madje edhe kërthiza përmban rreth treqind kimikale, nga të cilat disa janë toksike. Kjo do të thotë që është e pamundshme të mbrohemi plotësisht nga ekspozimi i materieve të dëmshme. Mirëpo, është në dorën tonë që të zvogëlojmë kontaktin me pesticidet, ftalatet, metalet e rënda etj…
Qëndroni sa më larg ambalazhit plastik, gjysmëprodukteve dhe ajrit të ndotur në qytete ku është burimi i të gjitha helmeve.
Suksesi i shërimit nga cilado qoftë sëmundje, posaçërisht nga kanceri, varet jo aq nga profesionalizmi i mjekut dhe efikasiteti i ilaçeve, por nga përpjekjet vetjake.