Një burrë në Indi u desht të amputonte një pjesë të penisit pasi iu shfaq gangrena pas një ereksioni që zgjati dy ditë.
Burri 52-vjeçar identiteti i të cilit nuk u bë publik, u drejtua tek mjekët, sepse ai nuk mund të shlirohej nga ereksioni që i shkaktonte dhimbje të padurueshme.
Mjekët e pamësuar shpejt e derdhën gjakun nga penisi i tij, por lanë një gyp dhe e mbështollën fort organin e tij, duke bërë që të zhvillohej gangrena e zezë.
Mjekëve u mbetën pak mundësi, kështu që vendosën të bënin amputimin pasi pacienti tregoi shenja të dëmtimit të rëndë të indeve të shkaktuara nga një humbje akute e qarkullimit të gjakut.