Dhimbjet e kokës dhe lodhjes së shkaktuar nga pirja alkoolit zakonisht shfaqen një ditë pas konsumit.
Por truri juaj ende mund të ndjejë efektet për gjashtë javë pas, ka gjetur një studim, transmeton lajmi.net.
Shkencëtarët përdorën skanimet e trurit të alkoolistëve, duke gjetur se materia e bardhë – pjesa e nervit që përmban nerva – vazhdon të ndryshojë pas më shumë se një muaj pas konsumit të alkoolit.
Studiuesit në Institutin Spanjoll të Neuroshkencës dhe Institutin Qendror të Shëndetit Mendor në Gjermani skanuan trurin e 90 burrave nën ndikimin e alkoolit.
Pacientët kishin përfunduar në spital për shkak të problemeve me pirje, rezultatet e skanimeve të cilëve iu krahasuan me 36 burra që nuk kishin varësi.
Dhe ndërsa dihej se pirja e alkoolit ndryshon se si nervat komunikojnë në tru, ekspertët kuptuan se ndryshimet vazhdojnë edhe kur pirja të përfundojë.
Skanimet treguan se ka shumë më pak aktivitet elektrik në trurin e pirësve sesa në atë të atyre që nuk pinin.
Studiuesit thanë se gjetjet e tyre i kundërshtuan konceptit konvencional se dëmi nga alkooli ndalon, sapo pirja përfundon