Gurët në veshka, janë një ndër eksperiencat më të vështira, që një njeri mund të kalojë. Përafërsisht 1 në 10 persona zhvillojnë gurë në veshkë gjatë gjithë jetës së tyre, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express.
Gurët janë të vegjël, formësohen në veshkë si pasojë e uljes së sasisë së urinës dhe rritjen e substancave të tjera siç janë mineralet dhe kripërat. Fatmirësisht disa ushqime kanë aftësi të parandalojnë këto probleme përkatësisht formimin e gurëve në veshkë.
Kur sasia e urinës ulet, mineralet dhe kripërat kanë tendencë të bashkohen dhe të krijojnë gurë. Janë disa lloje të gurëve të veshkave siç janë: gurët e kalciumit, acidit urik, kalciumit dhe fostatit. Disa nga faktorët që ndikojnë në krijimin e këtyre gurëve janë: sasia e lartë e kripës, konsumim i ushqimit me sasi të lartë të proteinave dhe nga dehidrimi.
Për të parandaluar këtë çrregullim duhet një dietë, që do të përfshinte konsumimin e lartë të ujit, limitimin e përdorimit të kripës dhe proteinave shtazore. Edhe pse gurët në veshkë janë të ndryshëm gjithsesi është një dietë e përgjithshme e përbërë nga 5 ushqime që përfshijnë konsumimin: e perimeve dhe frutave, ushqimeve me sasi të lartë të kalciumit, ujit dhe konsumimin e moderuar të mishit.