Fjalë Kyçe

Ky është fruti tropikal që iu ndihmon në uljen e nivelit të shtypjes së gjakut

Ky është fruti tropikal që iu ndihmon në uljen e nivelit të shtypjes së gjakut

Simptomat e presionit të lartë të gjakut përfshijnë lodhjen dhe rrahjet e parregullta të zemrës.

Ndryshimi i dietës tuaj është një mënyrë efektive për të ulur në mënyrë natyrale nivelin e shtypjes së gjakut, transmeton lajmi.net.

Kështu, NHS po këshillon të gjithë të konsumojnë kivi për të reduktuar nivelin e shtypjes në gjakut.

Fruti i pasur me kalium mund të ndihmojë në balancimin e nieveleve të kripës në gjak, duke ofruar ndihmesë shtesë ndaj veshkave.

Udhëzimet nga Shoqata Amerikane e Zemrës vë në pah se “ushqimet që janë të pasura në kalium janë të rëndësishme në menaxhimin e nivelit të shtypjes së gjakut, për shkak se kaliumi pakëson efektet e natriumit”.

“Sa më shumë kalium që merrni, aq më shumë natrium do të humbni, i cili lirohet përmes urinës”, thuhej tutje në udhëzim.

Kaliumi gjithashtu ndihmon në lehtësimin e tensionit të mureve të enëve të gjakut, që shtyn tutje në uljen e presionit të gjakut.