Secili dëshiron të ëndërrojë ëndrra të bukura, mirëpo çdokush nuk e mban në mend atë që ka ëndërruar
Shkencëtarët theksojnë që një vitaminë e caktuar mund të na ndihmojë që të kujtohemi se çfarë kemi ëndërruar pa pasur vrimë në kujtime, pra ajo është vitamina B6, transmeton Telegrafi.
Marrja e vitaminës B6 para se të flinin gjumë, u ka ndihmuar disa njerëzve që t’i kujtojnë ëndrrat e tyre.
Hulumtuesit e Universitetit Adelaide kanë vëzhguar 100 persona, ndër të cilët gjysma ka marrë vitaminën B6 para gjumit, derisa të tjetër kanë marrë placebo.
Ata të cilët kanë marrë vitaminën B6 kanë theksuar që ëndrrat e tyre kanë qenë më të qarta dhe më lehtë i kanë mbajtur në mend dhe nuk i kanë humbur nga kujtesa gjatë ditës.
Autori i hulumtimit, Denolm Aspi, ka zbuluar që vitamina B6 nuk ka ndikuar që njerëzit të ëndërrojnë ëndrra lucide.
Ai ka shtuar që kjo është hera e parë që dikush të merret me studimin e ndikimit të vitaminës B6 dhe vitaminave të tjera B në ëndrra.
Vitamina B6 gjendet në ushqim (kokrra të plota të drithërave, thjerrëza, banane, avokado, spinaq, domate, qumësht, djathë, vezë, mish të kuq).
Ëndrrat nuk i mbajmë në mend sepse kujtesa afatgjatë atëherë nuk është e aktivizuar.