Fjalë Kyçe

Ja përse duhet të hani kos çdo ditë

Ja përse duhet të hani kos çdo ditë

Kosi radhitet si një nga ushqimet e pazëvendësueshme në frigoriferin e familjeve shqiptare.
Produkti përveç se ofron rritje për fëmijës, ai është i pasur edhe me proteina, kalcium, vitaminë B6, B12 dhe me probiotikë, transmeton lajmi.net.
Nëse kjo larmi përfitimesh nuk ju bind mjaftueshëm, atëherë lexoni arsyet përse duhet të konsumoni kosin në baza ditore.
I bën mirë stomakut
Vetitë tek kosi janë efikase kundër konstipacionit, diarresë, inflamacionit të zorrëve dhe kancerit të zorrës së trashë.
Tensioni i gjakut
Studimet kanë gjetur se produktet e bulmetit kanë aftësinë të rregullojnë tensionin e gjakut. Me sasinë e duhur të produkteve me pak yndyrë, rreziku i tensionit të lartë të gjakut bie me 50 përqind.
Vitaminat
Kosi përmban fosfor, kalium, jod, zink, vitamin B5 dhe B12. Kjo e fundit është një vitaminë e rëndësishme për rruazat e kuqe të gjakut dhe sistemin nervor.