Komisioni për sëmundje infektive gjatë ditës së nesërme do të deklarohet nëse do të shpall epidemi të fruthit në nivel të gjithë shtetit.
Për momentin, një foshnjë 10 muajshe është në gjendje kritike për shkak të fruthit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në spitalin për sëmundje infektive janë hospitalizuar 54 pacientë, 26 prej të cilëve janë fëmijë.
Që nga epidemia 100 persona të personelit mjekësor u sëmurën nga fruthi, ndërsa epidemia e fruthit është shpallur në gjashtë qytete të Maqedonisë së Veriut.
Komisioni për sëmundje infektive do të vendos për këtë. Në ndërkohë, tashmë tre muaj nëpër hyrjet e spitaleve klinike shkruan ndalesë të vizitave për shkak të epidemisë së fruthit.
Deri tani një foshnjë 6 muajshe, dhe dy 13 muajshe humbën jetën për shkak të fruthit. Nga fruthi u prekën rreth 1000 persona.