Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se është shënuar shifër rekorde sa i përket trajtimit të pacientëve.
Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar numër rekord të trajtimit të rasteve brenda 3 muajve të parë të këtij viti.
Sipas raportit të punës, gjatë kësaj kohe në Emergjencë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore më shumë se 18 mijë pacientë thuhet në komunikatën për media të QKUK-së.
Vitin e kaluar, për periudhën janar-mars, stafi mjekësor në Klinikën Emergjente u ka ofruar shërbimet e nevojshme mjekësore 11 mijë 591 personave.
Numri i trajtimit të rasteve emergjente në QKUK është rritur, pas investimeve në Klinikën Emergjente nga Ministria e Shëndetësisë, për ofrim të shërbimeve më cilësore pacientit dhe kushte më të mira pune stafit mjekësor.