Ekzistojnë arsye të ndryshme që shpjegojnë këtë problem.
Nëse kohët e fundit ju ka ndodhur që të doni të kaloni më shumë kohë shtrirë duke fjetur ose duke u çlodhur se sa duke dalë me miqtë dhe duke bërë aktivitete të ndryshme, atëherë ka diçka që nuk po shkon si duhet.
Mos ja vini fajin ndërrimit të gjakut pasi jo gjithnjë është ai problemi, transmeton “Living”.
Disa arsye që pse ndiheni kështu mund të jenë:
Varësia nga kafeja ju merr energjinë
Edhe pse mendojmë se kafeina ndihmon në zgjimin tonë, ajo në të vërtetë na bën të ndihemi më të lodhur. Dr Chidi Ngëaba, drejtor i Medicine Clinic shpjegon: “Kjo është për shkak se kimia e trurit tonë nuk e pëlqen”. Kafeja gjithashtu është një çorientues serioz i gjumit.
Keni mungesë hekuri
Shifrat tregojnë se rreth një e treta e grave janë kanë sasi më të vogël të hekurit për shkak të periudhave të rënda. Disa prej tyre nga mungesa e hekurit janë më anemike. Nëse tërheqim qepallat e poshtme dhe pjesa e brendshme e syrit është e zbehtë dhe jo rozë, atëherë këto janë shenja treguese për mungesë të hekurit.
Keni mungesë të vitaminës B
Nutricisti Rob Hobson shpjegon: “Ne të gjithë kemi jetën të ngarkuar dhe stresuese, kështu që është e domosdoshme për ti siguruar trupit kalori të mjaftueshme dhe vitaminat e duhura ti marrim gjatë ditës.
“Vitaminat B janë veçanërisht e rëndësishme dhe të nevojshme për të kthyer ushqimin që ju hani në energji”.