Një hulumtim i publikuar këtë muaj, ka gjetur se një një tre të rritur tregojnë se kanë përjetuar problem shëndetësore për shkak të produkteve kozmetike, duke përfshirë parfumet, produktet e kozmetikës, detergjentët dhe sapunët, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Studimi ka gjetur gjithashtu se ndjeshmëria ndaj këtyre produkteve mund të shkaktojë një numër të madh të problemeve shëndetësoer. Disa nga simptomat, të cilat tregojnë se ju jeni intolerant ndaj këtyre aromave dhe përbërësve të produkteve kozmetike janë: kokëdhimbja që shumë shpejt mund të kalojë në migrenë, probleme me sy si dhe probleme me frymëmarrje. Vendet si Britania e Madhe, ShBA-ja, Australia dhe Suedia preken më së shumti nga ky lloj problemi.
Ambientet sidomos aeroportet sipas ekspertëve duhet të kenë hapësira, të cilat nuk përmabjnë asnjë lloj produkti kozmetike, për të gjithë personat që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj këtyre aromave dhe përbërësve.