Fjalë Kyçe

Hidhen poshtë teoritë se mishi i kuq është kancerogjen

Hidhen poshtë teoritë se mishi i kuq është kancerogjen

Përdorimi i tepërt i mishit të kuq mund ta shkaktojë kancerin.

Kështu po thuhet në njoftimin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit Publik. Kjo e fundit në bazë të gjetjeve të saja e ka klasifikuar mishin e kuq dhe të përpunuar si njërin nga shkaktarët e kancerit.

Por skeptik ndaj rekomandimeve të OBSH’së është një ekip ndërkombëtar prej 14 anëtarësh i drejtuar nga Bradley Johnston. Ai bashkë me ekipin, arritën në përfundimin se ata që pëlqejnë mishin nuk duhet të ndalen së ngrëni atë për arsye shëndetësore.

E për ata që nuk mund të rrinë pa ngrenë mish, OBSH rekomandon që të hahen vetëm tre feta të holla ose 70 gram mish në ditë.

Por skeptik ndaj rekomandimeve të OBSH’së është një ekip ndërkombëtar prej 14 anëtarësh i drejtuar nga Bradley Johnston, një profesor i asociuar i shëndetit në komunitet në Universitetin Dalhousie në Halifax të Kanadas. Ai arriti në përfundimin se ata që pëlqejnë mishin nuk duhet të ndalen për arsye shëndetësore.

“Bazuar në studimin, ne nuk mund të themi me siguri se ngrënia e mishit të kuq ose të përpunuar shkakton kancer, diabet ose sëmundje të zemrës,” tha ai.

E me profesorin u pajtuan edhe disa shkencëtarë të tjerë. Ata thanë se provat nga studimet në të gjithë botën nuk ishin të mjaftueshme lidhur me atë që mishi i kuq të mos hahet.

Ndërkohë që disa të tjerë konstatuan se duhet të liheshin të hapura të dy pretendimet. Ajo e OBSH’së si dhe ajo e ekipit prej 14 anëtarëve të drejtuar nga profesori i shëndetit publik, Bradley Johnston.