Shtypja e lartë e gjakut i prek një në katër të rritur vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe shumë njerëz tjerë nuk e dinë se vuajnë nga kjo sëmundje.
Kjo për shkak se simptomat rrallëherë vërehen
Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse vuani nga problemi i shtypjes së lartë të gjakut është duke e kontrolluar rregullisht shtypjen te doktori.
Si rregull i përgjithshëm, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë ta ulni sasinë e kripës në ushqim që e konsumoni dhe të hani më shumë pemë e perime.
Kripa e rritë shtypjen e gjakut dhe, rrjedhimisht, aq më shumë që konsumoni kripë, aq më të lartë do ta keni shtypjen e gjakut.
Rekomandohet që t’i hani më pak se 6 gramë kripë në ditë – sasi e barabartë me rreth një luge çaj.
Sidoqoftë, ekspertët thonë se edhe shujta e parë e ditës – mëngjesi – ka shumë rëndësi në shtypjen e gjakut.
Më saktësisht, ka shumë rëndësi ajo çfarë konsumoni në mëngjes.
Doktorët thonë se zgjidhja ideale për uljen e shtypjes së gjakut është konsumimi i lëngut të panxharit në mëngjes.
Studimet kanë treguar se panxhari mund ta ulë dukshëm shtypjen e gjakut vetëm pas disa orëve që e keni konsumuar.
Panxhari në mënyrë natyrale përmban sasi të mëdha të nitratit, të cilin trupi e konverton në oksid nitrik.
Ky përbërës i zgjeron enët e gjakut, e rritë qarkullimin e gjakut dhe në përgjithësi e ulë shtypjen e gjakut.