Kur jemi në gjendje stresi, për shembull, kërcënimi na “rri mbi kokë”, na tallin apo na shkaktojnë dhembje fizike – grupi i të ashtuquajturve hormone glukokortikoide lirohet në gjak
Ato janë “hormone stresi” të cilat janë përgjegjëse për reagimin ndaj sulmit “godit dhe ik”, transmeton Telegrafi.
Ky proces është goxha i ndërlikuar dhe ndikon në afat të gjatë në trup. Për këtë shkak te fëmijët në prani të prindërve (posaçërisht të nënës) këto hormone nuk lirohen në gjak.
Kështu natyra mbron trupin e fëmijës, i cili është në zhvillim, nga ngarkimet plotësuese.
Nëse prindi vetë bëhet burim stresi, atëherë fëmija nuk do ta perceptojë si rrezik. Përkatësisht, nuk ka stres, atij kjo i është “normale”, çdo gjë në rregull, ashtu patjetër duhet të jetë, sepse vjen nga prindi.
Çfarë mendoni, çfarë personaliteti do të formojë fëmija juaj, i cili nga fëmijëria e hershme beson që dhuna dhe agresioni janë gjendje normale? Dhe çfarë do të ndodhë nëse fëmija bie në kontakt me rrezikun real nga personi i rritur?
Do t’ju përgjigjemi nga pikëpamja psikologjike, jo nga ajo fizike.
Ekzistojnë dy skenarë: fëmija do të bëhet ose agresor ose viktimë. Ju lutem që të gjeni forcën dhe të kuptoni që nuk është në rregull të rrahësh fëmijët!
Është e mundshme që edhe ju të keni qenë të rrahur në fëmijëri dhe me siguri edhe sot e kësaj dite i kujtoni ata dajakë si gjëra më të dhembshme në fëmijëri.
Miq, kjo është shumë serioze dhe temë shumë e rëndësishme. Shpresoj sinqerisht që do ta kuptoni për çfarë po ju flasim.