Aktorja e njohur ka pranuar se ishte shumë e prekur nga një vizitë e fundit që ajo bëri në Institutin Curie, qendra kryesore e Francës në luftën kundër kancerit.
Angelina Jolie, e cila ka qenë e hapur për frikën e saj nga kanceri, kaloi kohë me pacientë të rinj dhe familjet e tyre, dhe gjithashtu u takua me mjekët për të diskutuar zbulimet më të fundit në hulumtimin e kancerit të gjirit dhe vezores.
“Ishte një përvojë shumë e prekshme dhe e madhe për të parë mjekë nga e gjithë bota që vinin së bashku duke provuar të gjejnë zgjidhje për kancerin, duke punuar së bashku me shumë pacientët – disa prej tyre fëmijë të vegjël – të cilët po i nënshtrohen trajtimit,” tha aktorja 44-vjeçare në një deklaratë.
“Unë mund të shoh lidhjen e ngushtë që mjekët dhe ekipet shkencore kanë me pacientët dhe familjet e tyre, të cilët po luftojnë kancerin së bashku me aq shumë dashuri dhe kujdes. Isha shumë e prekur sidomos nga një djalë që i nënshtrohej trajtimit, i cili më tha që ai kishte vendosur të bëhej mjek kur të rritet, kështu që ai mund të ndihmojë mjekët që ai i admironte aq shumë,” ka shtuar Jolie.
Nëna e gjashtë fëmijëve gjithashtu vuri në dukje, se “zbulime të reja shkencore janë duke u bërë sikurse edhe trajtime të reja mjekësore”.
“Gjëja më e rëndësishme, nga përvoja ime, është të kërkoj këshilla dhe të informohem për opsionet,” u shpreh aktorja.