Fjalë Kyçe

Çdo vit mbi 1 mijë e 500 raste të reja me kancer në Kosovë

Çdo vit mbi 1 mijë e 500 raste të reja me kancer në Kosovë

Rreth 1 mijë e 500 raste me kancer lajmërohen gjatë vitit në Kosovë. Numri më i madh i pacientëve janë të prekur me kancerin e mushkërive, me kancerin e gjirit dhe me atë të zorrës së trashë, shkruan sot “Zëri.info”

Mbi 4 mijë persona që nga viti 2017 e deri më tani vlerësohet se janë prekur me kancer në Kosovë. Shkaktarët e kësaj sëmundjeje thuhet se janë të ndryshëm, derisa kërkohet që qytetarët të ushqehen shëndetshëm e të bëjnë aktivitete fizike.
Onkologu në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka thënë për “Zërin” se kanceri i gjirit, ai i mushkërive dhe i zorrës së trashë prijnë më së shumti në vend. Ai ka thënë se pjesa më e madhe e rasteve të kancerit të gjirit nuk kanë ndonjë shkaktar, ndërsa të kanceri i mushkërive si shkaktar është duhanpirja.

“Kanceri i gjirit, kanceri i mushkërive dhe ai i zorrës të trashë janë ata që prijnë në popullatë dhe në botë. Numri i rasteve të reja ka një rritje të vogël, por nuk është rritje e madhe dhe nuk është shqetësuese. Në vitin 2017, 2018 dhe 2019 numri i rasteve të reja sillet rreth 1500-1600 raste.