Fjalë Kyçe

Shkencëtarët nxisin njerëzit që të hanë më pak mish

Shkencëtarët nxisin njerëzit që të hanë më pak mish

Shkencëtarët po i kërkojnë njerëzve të hanë më pak mish pasi paralajmërojnë se bota po përballet me një emergjencë klimatike.

Në një punim të botuar sot në revistën BioScience, një ekip global i shkencëtarëve ka deklaruar një emergjencë klimatike, duke detajuar gjashtë fushat e veprimit për të cilat ata thonë se duhet të adresohen që të ndihmojnë në ngadalësimin e ndikimit të ndryshimit të klimës, transmeton lajmi.net.

Punimi, i cili përmban më shumë se 11,000 nënshkrime të shkencëtarëve nga 153 vende, është prodhim i shkencëtarëve nga Universiteti i Sidneit, Universiteti Shtetëror Oregon, Universiteti i Kejptaun dhe Universiteti Tufts.

Ekipi i studiuesve kreu një analizë shkencore të më shumë se 40 viteve të të dhënave në dispozicion të publikut, të cilat përfshinin faktorë të tillë si shpyllëzimi, shkalla e pjellorisë dhe emetimet e karbonit.

Një nga gjashtë fushat e veprimit të përmendura nga ekspertët akademikë ishte ushqimi, ku ata thanë se publiku i gjerë duhet të synojë “të hajë kryesisht produkte bimore dhe të konsumojë më pak produkte shtazore”.

Ata shpjeguan se ky veprim “do të zvogëlonte ndjeshëm emetimet e gazrave të metanit dhe serave të tjera dhe do të çlironte tokat bujqësore për rritjen e ushqimit njerëzor”.