Një kërpudhë e rrallë që gjendet në Azi dhe në veri të Australisë është aq vdekjeprurëse sa mund ta helmojë njeriun vetëm me një të prekur.
Vetëm po të preket, kjo kërpudhë e depërton helmin nën lëkurë dhe shumë shpejt viktima do të kishte rënie flokësh, dëme në tru, rënie të lëkurës dhe simptoma të tjera të tmerrshme që mund të çojnë në vdekje.
Ajo prodhon të paktën 8 përbërës helmues dhe ende nuk ekziston një kundërhelm. Janë regjistruar disa të vdekur ndër vite.Kërpudha është zbuluar për herë të parë në Kinë, në vitin 1895, dhe ka një ngjyrë të kuqe të ndezur.
Emri shkencor për këtë bimë është “podostroma cornu-damae”.